Politike

Berisha: Dy mandatet e PS sollën narko-shtetin dhe pseudo opozitën

Berisha tha se në mandatin e parë është krijuar narko-shteti. Në të dytin, sipas tij, është rrëzuar edhe Opozita. 

20 Maj 2022, 20:07 Nga DOSJA
Berisha: Dy mandatet e PS sollën narko-shtetin dhe pseudo opozitën
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se rrënimi i vendit ka ardhur në dy mandatet e Partisë Socialiste. Në një takim me demokratët në Vlorë, Berisha tha se në mandatin e parë është krijuar narko-shteti. Në të dytin, sipas tij, është rrëzuar edhe Opozita. 

“Ky udhëtim i juaji, udhëtimi i përbashkët i demokratëve në mbarë Shqipërinë, ishte më i pazakonti në historinë e Europës, por edhe i vështirë, me pengesa serioze të mëdha. Në këtë udhëtim ne u përballëm me një qeveri, e cila në rast se mandatin e parë e përdori për të zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin, të dytin e përdori për të shkatërruar opozitën, për të krijuar pseudo-opozitën, për të lënë vendin pa opozitë dhe pa pluralizëm politik. Pavarësisht nga këto presione, ju u ngritët, u ngritët sepse idealet tuaja ishin, kishin mbetur të paprekura. Ju edhe më 25 prill, votuat masivisht për PD-në, 620 mijë shqiptarë i votuan kësaj partie, duke e mbajtur në këmbë si forcën e dytë më të madhe politike. Në këtë rrugë, demokratët erdhën si misionarë, kaluan çdo vështirësi dhe i dhuruan vendit përsëri opozitën e vërtetë. Në Vlorë më shumë se kudo shqiptarët ndjejnë frymëzim. Frymëzimin e atdhetarisë e dashurisë për këtë vend. Më 28 nëntor 2012 ku Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë, vendi në të katër anët ishte i shkelur nga pushtues të huaj. Por të gjitha këto nuk e trembën Ismail bej Vlorë, nuk e dekurajuan që të shpallte pavarësinë, pas kësaj shqiptarët me beteja e përpjekje që u kushtuan jo më pak se 1/6 e popullatës, e bënë të pavarur Shqipërinë, i larguan pushtuesit. Në Vlorë gjëja e parë që të vjen në mendje është interesi kombëtar. Mbrojtja e të cilit është jetik, vendimtar, përcaktues për të ardhmen dinjitetin prosperitetin kombëtar,"- tha Berisha.

(F.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll