Politike

Aksioni i SPAK, Berisha: Bosëve u thanë, ikni sa më shpejt

Kjo gjë, sipas Berishës, është bërë në mënyrë që ata tu shpëtonin prangave.

19 Maj 2022, 20:18 Nga DOSJA
Aksioni i SPAK, Berisha: Bosëve u thanë, ikni sa më shpejt
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se aksioni i zhvilluar sot nga SPAK është dekonspiruar. Në prononcimin e tij para mediave në Korçë, lideri historik i Partisë Demokratike ka thënë se të shumëkërkuarit janë njoftuar. Kjo gjë, sipas Berishës, është bërë në mënyrë që ata tu shpëtonin prangave.

“Arrestime në erë, domethënë nga 8 bosë të shpallur, vetëm njëri është në arrest. Të tjerët morën lajmin; ikni sa më shpejt,"- tha Berisha për gazetarët.

18 të arrestuar, 8 grupe kriminale të shkatërruara por “VIP-at” i kanë shpëtuar prangave. Ky ishte bilanci i një operacioni të nisur nga SPAK pas gjashtë muajve hetime. Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe me duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale që datojnë nga viti 2011.

Në total janë lëshuar 32 masa arresti. Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej akuzohen se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre, ndërsa në bazat e tyre kishte depo municionesh dhe armës, që kanë konfiskuar si prova për hetime të mëtejmshme. Ervis Martinaj dhe Suel Çela janë kërkuar kudo në Tiranë e Elbasan, por asnjë gjurmë e tyre nuk është pikasur, e efektivët kanë dalë nga vendet ku kanë kontrolluar me pranga në brez. Edhe Talo Çela ka dëshmuar se nuk e ka marrë kot pseudonimin “hije”. Kontrollet vijojnë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll