Politike

Parku i Butrinit, Berisha: Janë shkëputur mijra hektarë që Rama të ndërtojë vila

Gjatë një takimi me demokratët, Berisha tha se mijra hektarë janë shkëputur nga Parku në mënyrë që njerëzit e Ramës të ndërtonin vilat e tyre.

19 Maj 2022, 19:25 Nga DOSJA
Parku i Butrinit, Berisha: Janë shkëputur mijra hektarë që
Sali Berisha

KORÇË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me Parkun Kombëtar të Butrintit, i cili është dhënë me koncesion. Gjatë një takimi me demokratët, Berisha tha se mijra hektarë janë shkëputur nga Parku në mënyrë që njerëzit e Ramës të ndërtonin vilat e tyre.     

"E shihni çfarë kam bashkëpunuar ngushtë me Fondacionin Shqiptar-Amerikan. Ata kishin kujdes që Parku të mos prekej. Çfarë ndodhi tani? Për të administruar vendin e zbulimeve arkeologjike, u krijua një fondacion, por mijëra hektarë të tjerë u shkëputën nga parku. 620 vila në kepin e Sillës nga njerëzit e Edi Ramës. Prishi kishën ortodokse, u ka lënë një rrip toke ndërsa pjesën tjetër do e bëj resort turistik. Ja ka lënë njerëzve të tij, ministrave dhe njerëzve të tij. E di çpo ndodh. Çdo vepër të keqe, kundër qytetarëve e kalon me batuta të filmave të kinostudios. E kalon me pacipësira dhe me fjalë që s’duhen thënë dhe mendon se në këtë mënyrë mbyll çdo dosje. Pasuria jonë po vidhet dhe grabitet. Po bëhemi si ata që resurset ishin të mallkuara. Ne duhet t’i kthejmë në pasuri për veten tonë," tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll