Politike

Berisha: Kur PD të vij në pushtet George Soros do shpallet 'non grata'

Gjatë një takimi me demokratët në Korçë, Berisha tha se ai është një armik i Kosovës, i Shqipërisë dhe i gjithë demokracisë.

19 Maj 2022, 20:06 Nga DOSJA
Berisha: Kur PD të vij në pushtet George Soros do shpallet 'non
Sali Berisha

KORÇË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se një nga aktet e para që do të bëjë kur Partia Demokratike në vijë në pushtet do të jetë shpallja non grata e George Soros. Gjatë një takimi me demokratët në Korçë, Berisha tha se ai është një armik i Kosovës, i Shqipërisë dhe i gjithë demokracisë.

"Nga aktet e para të PD në pushtet do të jetë George Soros non grata. George Soros me rivendosjen e monizmit në Shoqërinë Civile në Shqipëri, me vendosjen e drejtësisë në kontrollin e qeverisë, me implikimin direkt në shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, është një armik i vërtetë i demokracisë shqiptare. Kam kërkuar nga PE dhe Kongresi i SHBA, të ndalojnë çdo veprimtari politike të tij jashtë SHBA. Dhe kjo për Shqipërinë, ai nuk do të ketë vend më dhe veprimtaria e tij nuk do të ushtrohet në territorin e Republikës së Shqipërisë", tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll