Politike

Sfidat/ Berisha: Demokratët u kërcënuan në të gjitha format

Gjatë një takimi me mbështetësit në Korçë, Berisha tha se edhe pse kanë marrë kërcënime të hsumta, ata janë ngritur pasi e konsiderojnë pluralizmin jetik.

19 Maj 2022, 19:20 Nga DOSJA
Sfidat/ Berisha: Demokratët u kërcënuan në të gjitha
Sali Berisha

KORÇË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se demokratët janë kërcënuar në mënyrë që të mos i bashkohen foltores, Gjatë një takimi me mbështetësit në Korçë, Berisha tha se edhe pse kanë marrë kërcënime të hsumta, ata janë ngritur pasi e konsiderojnë pluralizmin jetik.

"Në të gjithë këtë situatë, mund të themi se zhvillim historik, ishte vepra juaj, vepra e demokratëve shqiptarë që ngritën në një afat kohor rekord opozitën e vërtetë shqiptare. U ngritët si misionarë të vërtetë. Këto 10 muaj, kanë qenë muaj presionesh të mëdhash mbi ju. Kanë qenë muaj shantazhesh, kërcënimesh. Njëri ju kërcënonte se do ju heq nga puna po u bashkuat me lëvizjen. Tjetri ju kërcënonte se do ju pushonte gruan apo prindërit nga puna. Tjetri ju kërcënonte se viza amerikane nuk do i shihni me sy. Ne u ngritëm absolutisht si njerëz të apasionuar pas lirisë. Ne u ngritëm sepse e konsiderojmë pluralizëm jetik për veten tonë, për fëmijët tonë dhe të afërmit tonë. Ne u ngritëm pavarësisht nga privacionet që mund të pësonim," tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll