Politike

Berisha: Rama e Vuçiç i bëjnë 'like' njëri-tjetrit, ai nuk flet keq për Beogradin 

Gjatë një takimi me demokratët në Korçë Berisha tha se Rama vetëm e lavdëron Vuçiç dhe se Shqipërinë e ka lënë në vendnumëro.

19 Maj 2022, 19:33 Nga DOSJA
Berisha: Rama e Vuçiç i bëjnë 'like'
Sali Berisha

KORÇË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk flet asnjëhere keq për Beogradin dhe se e mburr atë. Gjatë një takimi me demokratët në Korçë Berisha tha se Rama vetëm e lavdëron Vuçiç dhe se Shqipërinë e ka lënë në vendnumëro.

"Pra sot jemi në një stacion të ri, siç ishim në vitin ’90 sot jemi në një mision të ri për të dalë nga ky regjim autokratik dhe për të ecur të sigurt drejt Shqipërisë Europiane. Kemi kundërshtarë të fortë, qeverinë me të gjitha pasuritë e saj të bëra me krim, aleatë të saj në rajon. Pra Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në Facebook, pëlqehen. Është fakt real. Kemi edhe mafien e Xhorxh Soros…por ne jemi në të drejtën tonë, pasioni ynë është liria e shqiptarëve. Do të qëndrojmë si lëvizje e fuqishme që do të bëjë bashkë çdo shqiptar. Kemi 9 vite në vendnumëro. Kemi 9 vite mbrapa kthehu, kemi 9 vite që shpërbëjmë ato që arritëm. Dhe tani është e qartë për secilin prej nesh, se jo Brukseli, po të keni parasysh retorikën e Edi Ramës vitet e fundit, ju nuk e gjeni atë të thotë një fjalë të keqe për Beogradin. Jo, absolutisht! Vetëm lavdërime për mikun e tij Vuçiç. E gjeni të thotë, sa herë flet, fjalë kundër Europës, se ata na e kanë fajin, se ata nuk duan”, tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll