Vëllain e Talo Çelës e ekzekutoi Besjan Xhixha, ndodhet në burg për atentatin e vëllezërve Haxhia
62-vjeçari Bujar Çela punonte si taksist pa licencë. Çela u qëllua me armë sapo zbriti nga makina për t’u ulur në një lokal.
TIRANË- Vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela është vrarë nga Besjan Xhixha dhe një tjetër i shpallur në kërkim. Autori është zbardhur nga dëshmitë e dy të penduarve të drejtësisë. Vëllai i Talos Çelës, të shumëkërkuarit nga policia, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara një lokali. 62-vjeçari Bujar Çela punonte si taksist pa licencë. Çela u qëllua me armë sapo zbriti nga makina për t’u ulur në një lokal. Ai u ndoq nga atentatorët, për të cilët asokohe u tha se ishin të paktën 2 persona të maskuar.
-
SPAK: Ervis Martinaj porositi vrasjen e Endrit Dokles
19 Maj, 16:20
18 të arrestuar, 8 grupe kriminale të shkatërruara por “VIP-at” i kanë shpëtuar prangave. Ky ishte bilanci i një operacioni të nisur nga SPAK pas gjashtë muajve hetime. Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe me duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale që datojnë nga viti 2011. Në total janë lëshuar 32 masa arresti.
Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej akuzohen se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre, ndërsa në bazat e tyre kishte depo municionesh dhe armës, që kanë konfiskuar si prova për hetime të mëtejmshme. Ervis Martinaj dhe Suel Çela janë kërkuar kudo në Tiranë e Elbasan, por asnjë gjurmë e tyre nuk është pikasur, e efektivët kanë dalë nga vendet ku kanë kontrolluar me pranga në brez. Edhe Talo Çela ka dëshmuar se nuk e ka marrë kot pseudonimin “hije”. Kontrollet vijojnë.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
Suel Çela tentoi të vriste biznesmenin Lulzim Masha, punësoi Tasen e Hoxhajn
Suel Çela TIRANË- Suel Çela është personi që ka urdhëruar vrasjen e administratorit të një shkolle...
Talo Çela eleminoi nënën e trafikantit të drogës në 2013, Fatmira Deda u vra në parking
Talo Çela TIRANË- Talo Çela dyshohet të ketë vrarë edhe Fatmira Dedën, nënën e Ervis Dedës që u ...
Mega-aksioni i SPAK/ Lala: Njëri fluturoi e ju bën të fala, destinacioni sekret…
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka hedhur dyshimet se një prej shumë të kërkuarve për të cilin Prokuroria ...
'Tapë' në furgonin me nxënës shkolle, procedohen 4 drejtues mjetesh
Kontrolle TIRANË- Katër drejtues mjetesh janë proceduar nga policia pasi drejtonin mjetet nën efektin e alkoolit. Policia informon se k...
Vrasja në Sukth/ Mërkurit iu bë pritë, autori iu fut në dyqan, largohet me mjetin me targa të vjedhura
Arben Merkuri TIRANË- Arben Mërkuri Ismaili, po punonte në një objekt ngjitur me rrugën në momentin kur u qëllua me...
VD-17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte
Foto nga ngjarja TIRANë- Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka dhunuar një efektiv policie. Arrestimi i...
Mes tyre shefi i krimeve në Lezhë, KUSH janë personat e arrestuar sot nga FNSH e RENEA
Pamje nga konferenca TIRANË- 18 është numri i masave të ekzekutuara nga operacioni i Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë...
Megaoperacioni/ Shefi i Policisë: Janë sekuestruar kallashnikovë, antiplumb, fatura dhe para
Gledis Nano TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë me dije se janë eke...
VD-A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...
TIRANë- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe kreu i SPAK, Arben Kraja kanë dalë në një ...
VD-Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...
Pamje nga konferenca TIRANË- Kreu i SPAK, Arben Kraja por edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano kanë...


