Politike

Bëri Alibeajn palë në gjyq! Berisha: Vetori i Blerina Muçës është mik i ngushtë i Veliajt

Akuza të forta ndaj gjyqtares.

17 Maj 2022, 20:29 Nga DOSJA
Bëri Alibeajn palë në gjyq! Berisha: Vetori i Blerina
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj gjyqtares Blerina Muça, e cila mori në konsideratë ankimin e Enkelejd Alibeajt, pasi gjyqtari Agron Zhukri i dha vulën e Partisë Demokratike, Rithemelimit. Në një takim me demokratët në Durrës, Berisha tha se Muça e kaluar Vettingun ppërmes një miku të ngushtë të kryebashkiakut Erion Veliaj.

"Rama dhe guvernatorja Kim kanë ndërhyrë në sistemin gjyqësor, duke bërë palë në një proces gjyqësor një palë që nuk ishte palë. E dini ju që vetori i gjyqtares Muça është miku i ngushtë i Erion Veliajt? Loja me pseudopluralizmin vazhdon, por ju garantoj se kjo është një betejë shumë e rëndësishme për ne. Ata që mendojnë se do të eleminojnë pluralizmin në Shqipëri, do e paguajnë me faturë, cilëtdo qofshin ata. Janë përdorur dy standarde në lidhje me regjistrimin e statuteve të PD në Gjykatë. E njëjta gjyqtare që bëri palë Enkelejd Alibeajn, nuk na bëri ne kur kërkuam të ishim palë. Tani ajo në rastin e Kuvendit të 11 dhjetorit bën palë ata që s´janë palë,"- tha Berisha.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll