Politike

LËVIZJE në PS/ Balluku zëvendëson Manjën në Dibër, Ministrit të Drejtësisë i jepet Lezha, detyra për Klosin

Për Bendi Klosin që ishte drejtues qarku në Lezhë është menduar një tjetër pozicion. Ai do të ketë përgjejgësi të shtuara pasi do të jetë Sekretar Organizativ për procesin e brendshëm zgjedhor të Partisë Socialiste në territorin e 61 bashkive.

17 Maj 2022, 20:22 Nga DOSJA
LËVIZJE në PS/ Balluku zëvendëson Manjën në
Blendi Klosi, Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja

TIRANË- Partia Socialiste ka nisur lëvizjet në qarqe. Konkretisht është vendosur që drejtimin e Lezhës ta marrë Ulsi Manja, i cili deri më tani kishte udhëhequr në Dibër. Këtë të fundit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se kanë vendosur që t’ia besojnë Belinda Ballukut, ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë.

Për Bendi Klosin që ishte drejtues qarku në Lezhë është menduar një tjetër pozicion. Ai do të ketë përgjegjësi të shtuara pasi do të jetë Sekretar Organizativ për procesin e brendshëm zgjedhor të Partisë Socialiste në territorin e 61 bashkive.

“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive.  Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku,”- shkruan Gjiknuri në një postim në rrjetet sociale.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll