Presidenti/ Nesër negociata me kamera. Alibeaj këmbëngul: Propozimi na takon ne. Balla: Bëjeni nëse keni 20 firma
Balla tha se maxhoranca nuk ka vendosur ‘vija të kuqe’. Deputeti i PD-së u shpreh se salla e konferencës së kryetarëve do të jetë e hapur për çdo aleat që dëshiron të diskutojë në lidhje me çështjen e Presidentit, por nuk dinte të thoshte nëse Mesila Doda e Fatmir Mediu do të ishin prezent.
TIRANË- Negociatat për Presidentin e ri do të vijojnë nesër në Kuvend, në sallën ku do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, në orën 10:00. Ndryshe nga herët e tjera, nesër, gjithçka do të zhvillohet para syrit të mediave. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti këtë pasdite në një takim Enkelejd Alibeaj me të cilin diskutoi rreth çështjes së Presidentit. Pas takimit, në një prononcim për mediat, Balla tha se maxhoranca nuk ka vendosur ‘vija të kuqe’. Ai sfidoi Partinë Demokratike dhe tha se nëse ata i kanë 20 firma për kandidatin për President, atëherë mund të vijonin me procedurat. I pyetur nëse kjo marrëveshja e tij me Alibeajn do të finalizohet si 17 Maji mes Lulzim Bashës e Kryeministrit Edi Rama, Balla qeshi dhe tha se gjithçka do të zhvillohet para syrit të mediave, siç e kërkoi vetë deputeti i PD-së.
Pas Ballës foli edhe Alibeaj. Ai tha se për çështjen e presidentit, transparenca është ilaçi kundër pazareve dhe u kërkoi të gjithë gazetarëve që të ishin prezent. Deputeti i PD-së u shpreh se salla e konferencës së kryetarëve do të jetë e hapur për çdo aleat që dëshiron të diskutojë në lidhje me çështjen e Presidentit, por nuk dinte të thoshte nëse Mesila Doda e Fatmir Mediu do të ishin prezent. Aibeaj këmbëngul në kushtin e tij që propozimin ta ketë Opozita. I pyetur për emra, ai tha se si fillim duhen vendosura rregullat dhe se nëse maxhoranca është serioze në këtë proces, do ta tregojë takimi i nesërm.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Partia Socialiste ka propozuar që më 23 maj, ora 18:00 të nisë raundi i dytë për presidentin e ri të vendit që do të zëvendësojë në detyrë Ilir Metën. Propozimi erdhi nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili tha se ky është afati maksimal, por që në fund u miratua nga të gjitha palët. Edhe sot, për më shumë se një orë, maxhoranca dhe opozita janë përplasur në mbledhje, por nuk kanë dalë në asnjë emër konkret. Raundi i parë u ezauarua të dielën pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë dhe u votua dje në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme që zgjati 3 minuta.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë të bindur që maxhoranca e ka tashmë të zgjedhur emrin e Kreut të ri të Shtetit dhe se ky dialog me ta është thjesht një ‘buzëkuq’ për tu dukur mirë në sytë e Evropës. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
(f.m/dosja.al)
Sondazh
Berisha ngre sallën në këmbë: Kthimi im është si i Steve Jobs
DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka krahasuar veten me Steve Jobs, sipërmarrësin dhe Presidentin e ndjerë të Apple që ndr...
Berisha: Rama ia vuri syrin Portit të Durrësit, do bëjë pallate me klientët e tij
Sali Berisha DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha tha se pasardhësi i tij, ia ka vënë syrin Portit të Durrësit, jo për...
Berisha nis takimin me demokratët në Durrës: Jemi të pandalshëm
Sali Berisha DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi të pandalshme lëvizjen që ka nisur me demokratët. I pranishëm...
Muzeu Hebraik Shqiptar ndërtohet në Vlorë nga izraelitët, Rama kujton strehimin e hebrenjve: Kur pasurohesh, humbet memorien
Edi Rama VLORË- Muzeu Hebraik Shqiptar do ndërtohet në Vlorë, për hebrenjtë që u shpëtuan nga shqiptarët. Vet&...
Presidenti/ Alibeaj: Nesër të vijë kushdo që dëshiron të konsultohet, rregullat vijnë para emrave, s’e kam me nxitim si Balla
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj nuk ka dhënë asnjë emër për President. Në ...
Balla: Opozita të vijë me propozime konkrete, a i ka 20 firma për një kandidat?
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka sfiduar Opozitën në lidhje me ç&eum...
Apeli vulos fatin e PD, Berisha: Antiligjore, nën ndikimin e Ramës e Kim. Bardhi: Jepi fund hipokrizisë
Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj TIRANË- Elona Toro, gjyqtare relatore, Genti Shala gjyqtar dhe Edlira Petri gjyqtare kanë në dorë fatin...
Maxhoranca e Opozita ulen nesër për Presidentin, Balla: Merrni masat, gjithçka para syrit të mediave
TIRANË- Negociatat nesër do të zhvillohen në sy të publikut. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ...
Mbledhja e konferencës së Kryetarëve, debat për deklaratën e Ramës dhe zgjedhja e Presidentit
Mbledhja TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua ditën e sotme nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Lin...
Kreu i bordit të ADF: Në Shqipëri do investojmë mbi 3 milionë dollarë
Michael Granoff TIRANË- Kreu i fornacionit Shqiptaro Amerikan (ADF) Michael Granoff tha se në Shqipëri synojnë të investojnë ...


