Politike

Berisha nis takimin me demokratët në Durrës: Jemi të pandalshëm

Berisha shtoi se gjithçka që po ndodh tani është revolucion.

17 Maj 2022, 19:12 Nga DOSJA
Berisha nis takimin me demokratët në Durrës: Jemi të
Sali Berisha

DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi të pandalshme lëvizjen që ka nisur me demokratët. I pranishëm në Durrës me demokratët, ai tha se ka parë gjithë presionin që është ushtruar ndaj mbështetësve. Berisha shtoi se gjithçka që po ndodh tani është revolucion.

"Askush nuk e parashikonte se sot ne do të ishim një forcë aktivë me 40 mijë e më shumë anëtarë. Një ushtri e vërtetë idealistësh, një ushtri e vërtetë misionarësh, burra dhe gra, djem e vajza, të një autoriteti të lartë morali e të veçantë që u përballën me një trysni. Jam dëshmitar për atë që ushtruan mbi ju nga institucionet e një shteti që nuk njeh ligj. Jam dëshmitar edhe për klientelët privat që u shndërruan në segmente të mafies shtetërore e për presionet që u bënë edhe nga Soros. Ky revolusion nuk ndalet më dhe koha e provoi këtë,"- tha Berisha.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll