Politike

Berisha ngre sallën në këmbë: Kthimi im është si i Steve Jobs

Berisha tha se njësoj si Jobs, ai do të ndryshonte Shqipërinë.

17 Maj 2022, 19:38 Nga DOSJA

Berisha ngre sallën në këmbë: Kthimi im është si i

DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka krahasuar veten me Steve Jobs, sipërmarrësin dhe Presidentin e ndjerë të Apple që ndryshoi botën me teknologjinë. Në një takim me demokratët në Durrës, Berisha tha se njësoj si Jobs, ai do të ndryshonte Shqipërinë. Veçse, jo përmes teknologjisë. 

"Kthimi im është kthimi i Steve Jobs, ata që meduan se pas një seri pabesirash, qëndrimesh nga më disluajalet. U kthye me dhe Iphonen e Ipadin, ndryshoi botën, ne do të ndryshojmë së bashku Shqipërinë. Faleminderit të gjithëve,"- tha Berisha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll