Politike

Berisha: Rama ia vuri syrin Portit të Durrësit, do bëjë pallate me klientët e tij

Berisha tha se e gjithë skema me Portin e Durrësit po bëhet për të hapur sheshe ndërtimi. 

17 Maj 2022, 19:29 Nga DOSJA
Berisha: Rama ia vuri syrin Portit të Durrësit, do bëjë
Sali Berisha

DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha tha se pasardhësi i tij, ia ka vënë syrin Portit të Durrësit, jo për ta resturuar e rregulluar, por për të ndërtuar pallate. Në një takim me demokratët në Durrës, Berisha tha se e gjithë skema me Portin e Durrësit po bëhet për të hapur sheshe ndërtimi. 

"Vjen dhe na thotë se do bëjë Dubain këtu, po ç´punë ke me Dubain, lëre aty ku është, ky ishte port me histori 3 mijë vjeçare, e cila i takon qytetarëve të Durrësit. Çfarë po bën Edi Rama? Po u frikën njerëzve me arrestime masive, po i detyron të ikin nga vendi Rama ia vuri syrin Portit të Durrësit, për të hapur sheshe ndërtimi. Ka marrë 1 mln metra katror tokë për të ndërtuar me kompaninë e tij apo me klientët e tij pallate,"- tha Berisha.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll