Politike

100 laboratorë Smart në Shqipëri, Rama: Hapim Piramidën. Granoff: Investojmë mbi 3 mln dollar

Sipas Ramës, ky sistem do të implementohet fillimisht në disa shkolla dhe më pas në të gjithë vendin, duke parë edhe mënyrën se si do të veprohet apo ndikojë në Shqipëri.

17 Maj 2022, 20:15 Nga DOSJA
100 laboratorë Smart në Shqipëri, Rama: Hapim Piramidën.
Edi Rama dhe Michael Granoff

TIRANË- Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare. Gjithashtu, në kuadër të kësaj marrëveshjeje, do të futet edhe programi i ri i kodimit në arsimin parauniversitar. Vetë kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoni tha se qëllimi i tij është që niveli i infromatikës në shkollat e vendit të arrijë një tjetër nivel.

Ai shtoi më tej se nesër do të lançohet programi i ri kodimit për klasat e para. Sipas Ramës, ky sistem do të implementohet fillimisht në disa shkolla dhe më pas në të gjithë vendin, duke parë edhe mënyrën se si do të veprohet apo ndikojë në Shqipëri. Vetë drejtori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff tha se në Shqipëri për këtë projekt do të investohen mbi 3 milionë dollar (3.375 milion dollar).

Këtij të fundit, Rama i uroi mirëseardhjen në ‘klubin e të korruptuarve’, referuar akuzave që Opozita i ka bërë pas marrjes në menaxhim të Butrintint. Reagimi i Granoff ndaj ironisë së kryeministrit, ishte një e qeshur.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll