Politike

Balla: Opozita të vijë me propozime konkrete, a i ka 20 firma për një kandidat?

I pyetur nëse kjo marrëveshja e tij me Alibeajn do të finalizohet si 17 Maji mes Lulzim Bashës e Kryeministrit Edi Rama, Balla qeshi dhe tha se gjithçka do të zhvillohet para syrit të mediave, siç e kërkoi vetë deputeti i PD-së.

17 Maj 2022, 18:42 Nga DOSJA
Balla: Opozita të vijë me propozime konkrete, a i ka 20 firma për
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka sfiduar Opozitën në lidhje me çështjen e Presidentit. Në një deklaratës për mediat, pas një takimi që pati me deputetin e Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, Balla tha se maxhoranca nuk ka vendosur ‘vija të kuqe’.

Ai sfidoi Partinë Demokratike dhe tha se nëse ata i kanë 20 firma për kandidatin për President, atëherë mund të vijonin me procedurat. I pyetur nëse kjo marrëveshja e tij me Alibeajn do të finalizohet si 17 Maji mes Lulzim Bashës e Kryeministrit Edi Rama, Balla qeshi dhe tha se gjithçka do të zhvillohet para syrit të mediave, siç e kërkoi vetë deputeti i PD-së.

"Nëse ka gatishmëri për tu përfshirë seriozisht në proces besoj se mund të kemi ecuri në këtë proces. I ka opozita 20 firma për një kandidat për ta propozuar, nëse i ka le ta bëjë,"- tha Balla.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll