Politike

Apeli vulos fatin e PD, Berisha: Antiligjore, nën ndikimin e Ramës e Kim. Bardhi: Jepi fund hipokrizisë

Gjykata e Apelit ka kërkuar që nga ana e politikës të mos ketë ndërhyrje. Apeli thotë se sulme ga politika janë ndërhyrje të drejtpërdrejta përpara marrjes së vendimeve nga gjykatat. Në njoftim thuhet se janë të papranueshme ligjërisht.

17 Maj 2022, 18:09 Nga DOSJA
Apeli vulos fatin e PD, Berisha: Antiligjore, nën ndikimin e Ramës e
Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Elona Toro, gjyqtare relatore, Genti Shala gjyqtar dhe Edlira Petri gjyqtare kanë në dorë fatin e Partisë Demokratike. Sot është hedhur shorti dhe treshja është caktuar për të shqyrtuar kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i cili kërkoi që mos të pranohet ankimimi i Enkelejd Alibeajt, për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri që i kaloi vilën e PD-së, Rithemelimit.

Gjithashtu, përmes një njoftimi për mediat, Gjykata e Apelit ka kërkuar që nga ana e politikës të mos ketë ndërhyrje. Apeli thotë se sulme ga politika janë ndërhyrje të drejtpërdrejta përpara marrjes së vendimeve nga gjykatat. Në njoftim thuhet se janë të papranueshme ligjërisht. Por, pavarësisht thirrjes, ish-kryeministri Sali Berisha e konteston vendimin e Apelit. Në një postim në rrjetet sociale, lideri historik i PD-së shkruan se qëndrimi i Gjykatës së Apelit tregon se ka ndikuar vetë kryeministri Edi Rama e ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Berisha shton gjithashtu se si për ankimin e Alibeajt, ashtu edhe për vendimin e sotëm, PD-ja nuk është vënë në dijeni përmes shkresave zyrtare.

Reagim tjetër ka ardhur edhe nga deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Në një postim, Bardhi shton se Gjykata nuk mund të jetë e pavarur kur gjyqtari Agron Zhukri vendos pro ERothemelimit, gjë që sipas tij tregon se është politikisht e përfshirë pro Berishës.

Pak javë më parë, Gjykata e Tiranës pranoi ankimimin e Alibeajt kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike pas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës. Tashmë u takon të zgjedhurve me short nga Apeli që të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll