Politike

Mbledhja e konferencës së Kryetarëve, debat për deklaratën e Ramës dhe zgjedhja e Presidentit

Në lidhje me kërkesën për mocion me debat publik urgjent në Kuvend për deklaratën e Ramës, mbledhja nuk arriti konsensus për miratimin e saj dhe vendosi t'ia kalojë për shqyrtim seancës plenare.

17 Maj 2022, 18:09 Nga DOSJA
Mbledhja e konferencës së Kryetarëve, debat për
Mbledhja

TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua ditën e sotme nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolli. Mësohet se në rendin e mbledhjes ishin kërkesa për mocion me debat publik urgjent të Kuvend për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, përcaktimi i datës së votimit të dytë të votimit për Presidentin e Republikës si dhe caktimi i afatit të shqyrtimit të kandidaturës nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Në lidhje me kërkesën për mocion me debat publik urgjent në Kuvend për deklaratën e Ramës, mbledhja nuk arriti konsensus për miratimin e saj dhe vendosi t'ia kalojë për shqyrtim seancës plenare. Në konferencë u përcaktua data e votimit të dytë zgjedhjen e Presidentit të Republikës në 23 maj 2022, ora 18:00.

Gjithashtu në konferencë, u caktua afati i shqyrtimit të kandidaturës nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut datën 23 maj 2022 në orën 10:00. Po ashtu konferenca caktoi datën e dorëzimit të dokumentacionit nga sot deri në 22 maj 2022, ora 16:00.

Në kërkesën për deklaratën e Ramës e kanë firmosur deputetët: Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Sali Berisha. Vasili këtë deklaratë e quajti e turpshme dhe e cilësoi si një tradhëi ndaj të ardhmes së vendit.

“Dorezohet ne Parlament Mocioni per Debat Urgjent!(DOKUMENTI).Deklaratat e turpshme serboruse te Rames per ndryshim kursi te integrimit europian jane tradheti e hapur ndaj te ardhmes se vendit,” ka shkruar Vasili.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll