Politike

“Ndërhyri Kim e Rama”, Bardhi-Berishës: Jepi fund hipokrizisë, kur Zhukri vendos pro teje, s’ka gjykatë të pavarur

Referuar vendimit që ka marrë gjyqtari Agron Zhukri, i cili i dha vulën e PD-së grupit të Rithemelimit, Bardhi shton se kjo gjë tregon se nuk ka gjykata të pavarura.

17 Maj 2022, 17:44 Nga DOSJA

 

“Ndërhyri Kim e Rama”, Bardhi-Berishës: Jepi fund
Gazment Bardhi

 

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e konsideroi anti-ligjore vendimin e Gjykatës së Apelit që mori sot në dorë fatin e Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Berisha nuk duhet të nxisë më përçarjen e demokratëve. Referuar vendimit që ka marrë gjyqtari Agron Zhukri, i cili i dha vulën e PD-së grupit të Rithemelimit, Bardhi shton se kjo gjë tregon se nuk ka gjykata të pavarura.

"Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve. Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD,"- shkruan Bardhi ndër të tjera.

Sot në mesditë u hodh shorti. Treshja e gjyqtarëve Elona Toro, Genti Shala dhe Edlira Petri janë përzgjedhur për të shqyrtuar kërkesën e Ivi Kasos, përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit. Ky i fundit kërkoi që të mos pranohet ankimimi i deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Tashmë u takon të zgjedhurve me shirt nga Apeli që të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese. Vendimin e sotëm, Berisha e konsideron anti-ligjore dhe shkruan se PD nuk ka marrë asnjë kopje. 

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll