Politike

Apeli merr në dorë fatin e PD, Berisha: Antiligjore, ndërhynë Kim e Rama

Berisha shton se PD-së nuk i është dhënë asnjë kopje vendimi.

17 Maj 2022, 16:41 Nga DOSJA
Apeli merr në dorë fatin e PD, Berisha: Antiligjore,
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar të paligjshëm vendimin e Gjykatës së Apelit që ka marrë në dorë shqyrtimin e kërkesës së përfaqësit ligjor të Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i cili kërkoi që ankimimi i Enkelejd Alibeajt të mos merret parasysh. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se gjithçka është bërë me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim. Berisha shton se PD-së nuk i është dhënë asnjë kopje vendimi.

Postimi i plotë:

Deklarata e pare ne historine e botes! Te dashur miq, prej tre javesh, ne kundershtim flagrant me ligjet e vendit gjate te cilave Gjykata e Tiranes nuk i dha PD nje kopje te vendimit anti ligjor te gjykateses Blerina Muça, e cila ne kundershtim flagrant me ligjin dhe me nderhyrje antikushtetuese te Edi Rames dhe Guvernatores Kim (sic e pohoi ajo vete) shpalli pale ata qe kurre nuk kane qene pale. Kete vendim antiligjor kjo gjykate e dergoi sot ne ne Apel, perseri duke mos ia dhene vendimin PD, e cila ishte pale e vetme ne proces. Por ky akt antiligjor ne nje rast unik ne historine e Shqiperise dhe te botes, shoqerohet nga nje deklarate politike e gjykates se Apelit publikuar dy ore para se sa te hidhet shorti per gjyqtarin qe do te shqyrtonte çeshtjen. Kjo deklarate qe asnjehere nuk eshte bere ne paradhenie nga ndonje gjykate, as ne diktature, deshmon ne menyre te pakundershtueshme:
1- nderhyrjen e turpshme dhe diktimin e nje deklarate te tille gjykates nga Edi Rama, e cila tregon perpjekjet e tmerrshme per ndikimin ne drejtesi. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete nderhyrje brutale ne punen e gjykatave, rikujtojme se nje deklarate e tille nuk eshte bere as kur Alibasha sulmoi eger gjykatesin e gjykates se Tiranes, nje dite para se te vendoste per kuvendin e 11 Dhjetorit te vitit 2021 te PD.

Sot në mesditë u hodh shorti. Treshja e gjyqtarëve Elona Toro, Genti Shala dhe Edlira Petri janë përzgjedhur për të shqyrtuar kërkesën e Ivi Kasos, përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit. Ky i fundit kërkoi që të mos pranohet ankimimi i deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Tashmë u takon të zgjedhurve me shirt nga Apeli që të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll