Politike

VD-Anëtar i bordit për Butrintin, Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Reagimi i Granoff ndaj ironisë së kryeministrit, ishte një e qeshur.

17 Maj 2022, 17:31 Nga DOSJA
VD-Anëtar i bordit për Butrintin, Rama: Mirëseerdhe në
Edi Rama dhe Michael Granoff

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen në ‘klubin e të korruptuarve’, drejtorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff . pas firmosjes së marrëveshjes për ndërtimin e 100 laboratorëve Smart në Shkolla në Shqipëri, Rama, referuar akuzave që Opozita i ka bërë pas marrjes në menaxhim të Butrintint, tha se Granoff tashmë ishte zyrtarisht i inkriminuar. Reagimi i Granoff ndaj ironisë së kryeministrit, ishte një e qeshur.

“Unë doja t’i bëja një urim Michael Granoff sepse është edhe shqiptar e më në fund u emëruar i korruptuar. Doja t’i bëja një urim publik, më në fund u pagëzua si i korruptuar, kisha shumë kohë që mezi prisja ta merrte dhe ky këtë post, u përlyve me këtë ujin e baltës. Mirëseerdhë në grupin e të inkriminuarve,”- tha Rama.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll