Politike

Meta takohet me ambasadorin bullgar: Biseduam për çeljen e negociatave të Tiranës dhe Shkupit

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se forcimi i marrëdhënieve bilaterale si dhe rëndësia e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE ishin çështjet kryesore të bisedës. 

17 Maj 2022, 17:38 Nga DOSJA
Meta takohet me ambasadorin bullgar: Biseduam për çeljen e
Ilir Meta dhe Momchil Raytchevski

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin bullgar Momchil Raytchevski në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se forcimi i marrëdhënieve bilaterale si dhe rëndësia e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE ishin çështjet kryesore të bisedës. 

Postimi i Plotë: 

Kënaqësi të bisedoja sot me Ambasadorin e Bullgarisë, z.Momchil Raytchevski. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësia e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore. E falenderova për mikpritjen që m'u rezervua në Sofje, si edhe për kontributin e tij për përmirësimin e bashkëpunimit.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll