Politike

VD-"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Në fjalën e tij, presidenti i vendit, Ilir Meta teksa tha se pasojat e 5 viteve më pas janë për shkak të asaj marrëveshje.

17 Maj 2022, 12:28 Nga DOSJA
VD-"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më
Foto ilustruese

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot marrëveshjen e 17 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Në një prononcim për mediat, Meta tha se ishte një marrëveshje e turpshme, ndërsa e cilësoi si ditën më të errët të pluralizmit në Shqipëri. Në fjalën e tij, presidenti i vendit, teksa tha se pasojat e 5 viteve më pas janë për shkak të asaj marrëveshje. Ai renditi se bojkoti i Reformës në Drejtësi, shembja e Teatrit dhe prishja e marrëveshjes se 5 qershorit janë si pasojë e asaj marrëveshje.

“17 maji, dita më e errët e pluralizmit politik. Ishte marrëveshja e turpshme, në errësirë, tadhmë është ekspozuar para dritës së diellit. Nga 25 korriku dhe tutje, për çdo shqiptar pesimizmi do të jetë kohë e humbur. Ajo marrëveshje e turpshme dhe e realizuar 5 vite më parë tashme është ekspozuar për çdo qytetar të Shqipërisë. Nuk ishte vetëm një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke penalizuar edhe aleatët që qëndruar solidar në çadër. Por ajo vijoi edhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe vijoi edhe përgjatë 5 viteve edhe sot gëlon. Ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes që 17 majit edhe djegia e qëllimtë e mandatave parlamentare të opozitës duke i garantuar pushtetit kapjen e plotë të parlamentit. Ishte pjesë e marrëveshjes gjithashtu edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar partisë shtet kontrollin absolut. Edhe shembja e Teatrit Kombëtar, ishte pjesë e një bashkëpunimi të qartë dhe tashmë është edhe një pjesë e një politike për të zhbërë identitetin kulturor. Shumica e familjeve shqiptare i dinë dhe i ndiejnë kostot e kësaj marrëveshjeje çdo ditë në jetën e tyre. Ndihen jo vetëm të nëpërkëmbur, të shpërfillur nga arroganca e pushtetit dhe të pambrojtur nga opozita e facebook-qeve. Nuk duhet të harrohet kurrë 17 maji se jam i sigurt se 17 maji i ardhshëm do jetë diçka tjetër se nuk do harrojmë atë marrëveshje të turpshme që ndodhi në errësirë 5 vite më parë kundër demokracisë, kundër të drejtave më bazike të qytetarëve shqiptare. Në 5 vite përfituan një grup oligarkësh. U dërrmua familja e thjeshtë shqiptare,”- tha Meta.

Sot, në një konferencë për mediat, Ilir Meta i është kthyer edhe një herë marrëveshjes Rama-Basha, 17 majin e vitit 2017. Sipas Metës, ajo ishte një marrëveshje e turpshme, ndërsa u shpreh se pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe djegia e mandateve. Lidhur me artikullit të gazetës austriake, Meta tha se kishte shkuar me ftesë si kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, ndërsa shtoi se do të përballej në gjyq me median austriake e se për këtë gjë kishte njoftuar edhe ambasadorët respektivë në të dy vendet.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll