Politike

VD-Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Ilir Meta ka paralajmëruar kthimin e tij të fuqishëm në opozitë duke thënë se pas 25 korrikut do kthehet me energji të pashterueshme.

17 Maj 2022, 12:37 Nga DOSJA

VD-Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është ai nëse ai do t’i bashkohet opozitës dhe Komisionit të Rithemelimit. Meta ka paralajmëruar kthimin e tij të fuqishëm në opozitë duke thënë se pas 25 korrikut do kthehet me energji të pashterueshme.

"Kam qenë gjithmonë në krye të detyrës. Dihet kujt i ka hyrë tartakuti. Me përfundimin e mandatit tuaj si president më 24 korrik do jeni përballë qeverisë si një opozitar i vërtetë. Në kushtet kur PD ndodhet e përçarë dhe vijon të endet gjyqeve a do punoni me komisionin e Rithemelimit” e pyeti gazetarja. Sigurisht që ka qëlluar ditë e hënë është ditë punë kështu që fillojmë një kapitull të ri me energji të pashtershme. Ajo që mund të them është kjo që me 25 korrik pesimizmiështë kohë e humbur për çdo shqiptarë,”- tha Meta.

Sot, në një konferencë për mediat, Ilir Meta i është kthyer edhe një herë marrëveshjes Rama-Basha, 17 majin e vitit 2017. Sipas Metës, ajo ishte një marrëveshje e turpshme, ndërsa u shpreh se pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe djegia e mandateve. Lidhur me artikullit të gazetës austriake, Meta tha se kishte shkuar me ftesë si kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, ndërsa shtoi se do të përballej në gjyq me median austriake e se për këtë gjë kishte njoftuar edhe ambasadorët respektivë në të dy vendet.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll