Politike

VD-Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Presidenti Ilir Meta tha se nuk do ta përjashtonte mundësinë e një bashkëpunimi me kreun e qeverisë është i hapur të bashkëpunojë me të gjithë, edhe me Ramën.

17 Maj 2022, 12:39 Nga DOSJA

VD-Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme gjatë një deklarate për mediat, ka folur në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm me kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, presidenti Meta tha se nuk do ta përjashtonte mundësinë e një bashkëpunimi me kreun e qeverisë është i hapur të bashkëpunojë me të gjithë, edhe me Ramën. Megjithatë ka një kusht, për të bashkëpunuar me të do referendum.

"Kam qenë dhe jam në shërbim të popullit të shqiptarëve dhe të Republikës së Shqipërisë. Detyrimi i parë është ndaj këtyre që na votojnë. Çdo raport dhe marrëveshje që kam patur në të kaluarën ka respektuar një realitet të caktuar politik dhe ka qenë në shërbim të igtegrimit europian të Shqipërisë. Kështu që gjithçka ka qenë dhe bëhet në këtë funskion, tani nga 25 korriku Integrimi Europian do të jetë prioritet kryesor për mua, por në rradhë të parë është sovraniteti. Sepse kemi cënuar pa dashje në mënyrë të rëndë sovranitetin e qytetarit shqiptar që ccdo gjë i imponohet dhe e ka të vështirë të votojë, të bëjë nëjë pyetje në mënyrë të lirë, e ka të vështirë të kërkojë llogari në këtë sisitem i cili është demokratik sepse ka llogaridhënie dhe nuk bazohet tek diktimi me dhunë të pushtetit dhe sovraniteti. Janë prekur rëndë interesat kombëtarë, është prekur dhe preket çdo dit indetiteti ynë kulturor. Asgjë nuk është e rastësishme në rast se do ti shohim në vijim këto procese që knë ndodhur. Të gjithë ata që do të punojnë për sovranitetin e qytetarit tonë, të popullit tonë dhe vendit tonë kuptohet gjithmonë në kuadër të plotësimit të gjitha detyrimeve që kemi në NATO, me gjith ata unë do të bashkëpunoj. Për të gjithë ata që duan të bashkëpunojnë me Ilir Metën ne 25 korrik, Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum. Mirëpo, Rama nuk pranon ai zgjedhej të lira dhe të ndershme të jeni i qetë, pranon vetëm këshillime,"-tha Meta në fjalën e tij.

Sot, në një konferencë për mediat, Ilir Meta i është kthyer edhe një herë marrëveshjes Rama-Basha, 17 majin e vitit 2017. Sipas Metës, ajo ishte një marrëveshje e turpshme, ndërsa u shpreh se pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe djegia e mandateve. Lidhur me artikullit të gazetës austriake, Meta tha se kishte shkuar me ftesë si kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, ndërsa shtoi se do të përballej në gjyq me median austriake e se për këtë gjë kishte njoftuar edhe ambasadorët respektivë në të dy vendet.

(k.m,dosja.al)

Sondazh

Poll