Politike

VD-Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Ilir Meta tha se paguar asnjë cent për fotografi, po ashtu paralajmëroi edhe padi për shpifje ndaj gazetës austriake.

17 Maj 2022, 12:32 Nga DOSJA
VD-Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shkrimit të gazetës austriake se ka paguar 700 mijë euro për një foto me presidentin amerikan Donald Trump. Në konferencën e tij për mediat, Meta i quajti shpifje akuzat në gazetë, duke thënë se s’ka paguar asnjë cent për fotografi, po ashtu paralajmëroi edhe padi për shpifje ndaj gazetës austriake.

"Ishte shkrim pa emër për presidentin e një vendi. Janë ripërtypje e shkrimeve të shkuara. I jam përgjigjur "Father George", ishin shteruese aq sa nuk i publikuan përgjigjet e mia. Kam marrë pjesë si kryetari i Parlamentit me ftesë dhe gjithçka është e verifikueshme, edhe nga kamerat e sigurisë. Aty thuhet se kam bërë foto me Trump. Mua më duket si Petrit Vasili. Ai është pak fans i Trump me thënë të drejtën. Është shumë e verifikueshme. Do të ketë edhe gjyq në Vjenë kur të bëhet shkrimi për këtë shkrim pa emër. Këtu rrinë senatorë dhe kongresmenë dhe miq zyrtare, ja këtu ku jam unë me Vasilin. E gjitha është vetëm një mashtrim. Kam njoftuar ambasadorin e Austrisë këtu dhe atë shqiptar atje. Po të mos isha president nuk do i padisja. I dëgjoni gjithë ditën këtu. Ka garë të madhe për të më përfaqësuar në gjyq. Mua s'më prish ndonjë punë se nuk do votohem asnjëherë në Austri,"-tha Meta.

Sot, në një konferencë për mediat, Ilir Meta i është kthyer edhe një herë marrëveshjes Rama-Basha, 17 majin e vitit 2017. Sipas Metës, ajo ishte një marrëveshje e turpshme, ndërsa u shpreh se pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe djegia e mandateve. Lidhur me artikullit të gazetës austriake, Meta tha se kishte shkuar me ftesë si kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, ndërsa shtoi se do të përballej në gjyq me median austriake e se për këtë gjë kishte njoftuar edhe ambasadorët respektivë në të dy vendet.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll