Politike

Gara për PD-në, Elezi takohet me demokratët në Berat: Duhej të kishte debat mes kandidatëve

Gjatë bisedës me ta, Elezi teksa u kërkoi mbështetje për garën, tha se duhej që të kishte një debat mes dy kandidatëve.

16 Maj 2022, 21:38 Nga DOSJA
Gara për PD-në, Elezi takohet me demokratët në Berat: Duhej
Ibsen Elezi

BERAT- Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Ibsen Elezi ka zhvilluar një takim me demokratët në Berat ditën e sotme. Gjatë bisedës me ta, Elezi teksa u kërkoi mbështetje për garën, tha se duhej që të kishte një debat mes dy kandidatëve.

“U premtua debati sepse ishte element i rëndësishëm që e kërkonim brenda partisë. Ne nuk e kërkojmë debatin vetëm si një mollë sherri brenda partisë. Nëse dy persona vijnë dhe debatojnë mes tyre mbi pikëpamjet e tyre atëherë debati është një mjet që çon në vlerësimin e tyre.

Nëse ndodh ndryshe atëherë zgjidhet një person të cilit nuk ia di vlerën. Unë kam kërkuar gjithë këto muaj që debati të futet si mjet në proces dhe njerëzve t’u jepet kohë e mjaftueshme të dalin para strukturave dhe të debatojnë. Ka ndodhur një fenomen që duke mos pasur një debat dhe garë serioze shpesh herë është abuzuar me votën dhe kjo nuk është hamendësi e imja por deklarim publik dhe dokumenta publike”, tha Elezi.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll