Politike

Kryemadhi: Më akuzojnë për bukurinë e nënës, operacion plastik është kur tërheq gjoksin, kam dhe 20 vjet për të shkuar tek ai proces

Kryetarja e LSI-së shtoi se acidi hilauronik dhe botoksi nuk janë operacione plastike.

16 Maj 2022, 20:59 Nga DOSJA
Kryemadhi: Më akuzojnë për bukurinë e nënës,
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që i janë bërë nga gazeta austriake për operacione plastike. Në një lidhje me Skype, në “Çim Peka Live”, Kryemadhi tha se ajo ka bukurinë që i ka dhuruar nëna e saj dhe se nuk ka bërë asnjë operacion. Kryetarja e LSI-së shtoi se acidi hilauronik dhe botoksi nuk janë operacione plastike.

“Ne disponojmë të gjithë dokumentacionin. Mesa di unë kanë gjashtë muaj dhe s’kanë lënë spital të Evropës pa kontrolluar për mua. Çdo faturë që kanë për mua ta çojnë në SPAK dhe le të përballem me drejtësinë shqiptare. Unë akuzohem për bukurinë që më ka dhënë nëna ime, s’kam bërë akoma asnjë operacion plastik, ndaj më vjen keq, acidi hilauronik dhe botoksi nuk janë operacione plastike. Operacion plastic është kur tërheq gjoksin, unë kam edhe 20 vjet për të shkuar tek ai proces sepse gjenetikisht jam ende në formë. Ato që kanë shkruar artikullin i kanë bërë vetë, mos t’jua them edhe doktorin,”- tha Kryemadhi.

Sot, gazeta austriake “Kronen Zeitung” ka bërë një denoncim lidhur me presidentin e vendit, Ilir Meta. Në artikullin e publikuar zbulon një histori korruptive që sipas saj “mund të trondisë politikën shqiptar” dhe të “rrëzojë presidentin e Republikës së Shqipërisë”. Po ashtu në artikull, flitet për një informator, i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve me vdekje rëndon pozitën e kreut të shtetit të Shqipërisë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll