Politike

Presidenti/ Balla: Grupet parlamentare të vijnë me listë emrash 

I ftuar në emisionin 'Open' në News 24, Balla tha se nëse PD-ja në listën e emrave ka një që plotëson kriteret, atëherë ata mund të bien dakord për zgjedhjen e Presidentit.

16 Maj 2022, 21:29 Nga DOSJA
Presidenti/ Balla: Grupet parlamentare të vijnë me listë
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka deklaruar se grupet parlamentare në Kuvend duhet të vijnë me një listë emrash për zgjedhjen e Presidentit. I ftuar në emisionin 'Open' në News 24, Balla tha se nëse PD-ja në listën e emrave ka një që plotëson kriteret, atëherë ata mund të bien dakord për zgjedhjen e Presidentit.

"Në Kuvendin e Shqipërisë ka 4 grupe parlamentare, të cilat duhet të ulen dhe të dialogojnë. Për këtë kemi rënë dakord të gjithë. Me zonjën Doda, Idrizi dhe Avdullai nga njëri grup parlamentar, kemi biseduar, kemi biseduar dhe me zotin Mediu dhe Duka, ku kemi rënë dakord që të gjithë palët kanë të drejtë të propozojmë. Ditën e premte u kemi thënë bujrum sillni propozimet me emra. Nëse PD vjen nesër me një listë emrash dhe njëri prej tyre plotëson kriteret tona se si duam ne të jetë presidenti, ne mund të biem dakord. Si mund të biem dakord pa e dëgjuar, s’kemi dëgjuar asgjë.

Kemi marrë një cop letër që i vë kusht shumicës që ka numrat të zgjedhë presidentin që ti ske të drejtë të zgjedhësh presidentin, që s’ke të drejtë as të propozosh madje. Të drejtën propozuar Partisë Socialiste nuk ja heq dot askush. Kjo nuk ka ekzistuar asnjëherë. Madje në 2007-në, kur është bërë negociatë i është lënë e drejtë për tu propozuar edhe opozitës dhe maxhorancës.  Të paktën ta dëgjojmë njëri tjetrin për emrat”, tha Balla.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll