Politike

Shefi i stafit të Pompeo: Fotoja me Alibeajn, asnjë mesazh politik. Si me të gjithë pjesëmarrësit

Përmes një emaili drejtuar aktivistes së Partisë Republikane, Evi Kokalari, shefi i stafit të Pompeo sqaron se fotoja me deputetin Enkelejd Alibeaj ka qenë rutinë

16 Maj 2022, 21:35 Nga DOSJA
Shefi i stafit të Pompeo: Fotoja me Alibeajn, asnjë mesazh politik. Si
Evi Kokalari

TIRANË- 'Foto me Alibeajn, asnjë mesazh politik, si me të gjithë pjesëmarrësit'. 

Kështu shprehet shefi i stafit të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo lidhur me foton që ai bëri sot me deputetin Enkelejd Alibeajn, të cilin mazhoranca kërkon ta 'shesë' si kryetar të opozitës.

Përmes një emaili drejtuar aktivistes së Partisë Republikane, Evi Kokalari, sot në orën 19:00, shefi i stafit të Pompeo sqaron se fotoja me deputetin Enkelejd Alibeaj ka qenë rutinë, njësoj si me të gjithë të tjerët, dhe pa asnjë mesazh politik. Kokalari zbuloi mesazhin në Çim Peka Live, në Syri Tv

Marrë nga Syri.net 

Sondazh

Poll