Politike

Akuzat nga media austriake, Kryemadhi: Grupi i inceneratorëve jetojnë në Vjenë, po kërkojnë azil

Ajo tha se ata jetojnë në Austri ku po shkollojnë fëmijët e kërkojnë të integrohen në atë vend.

16 Maj 2022, 20:55 Nga DOSJA
Akuzat nga media austriake, Kryemadhi: Grupi i inceneratorëve jetojnë
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shorehur se akuzat nga media austriake vijnë pasi ajo ka publikuar dokumentet për inceneratorët. Në një lidhje me Skype në “Çim Peka Live”, Kryemadhi tha se grupi i inceneratorëve po kërkojnë azil në Vjenë. Ajo tha se ata jetojnë në Austri ku po shkollojnë fëmijët e kërkojnë të integrohen në atë vend.

“Grupi jeton në Vjenë. Jetojne në Vjenë, paguajnë qira të shtrenjta, shkolla të fëmijëve të tyre me paratë që kanë marrë nga inceneratorët. Ata bashkëjetojnë dhe po luftojnë që të marrin azil në Austri,”- tha Kryemadhi.

Sot, gazeta austriake “Kronen Zeitung” ka bërë një denoncim lidhur me presidentin e vendit, Ilir Meta. Në artikullin e publikuar zbulon një histori korruptive që sipas saj “mund të trondisë politikën shqiptar” dhe të “rrëzojë presidentin e Republikës së Shqipërisë”. Po ashtu në artikull, flitet për një informator, i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve me vdekje rëndon pozitën e kreut të shtetit të Shqipërisë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll