Politike

Presidenti/ Balla: Nuk pranojmë propozim nga Alibeaj

I ftuar në emisionin 'Open' në News 24, Balla tha se opozita si dhe qeveria duhet të vijnë me propozim për President.

16 Maj 2022, 21:16 Nga DOSJA
Presidenti/ Balla: Nuk pranojmë propozim nga Alibeaj
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Taulant Balla ka deklaruar se nuk do të pranojnë asnjë propozim kandidaturash për president të ardhur nga PD-ja dhe Enkelejd Alibeaj. I ftuar në emisionin 'Open' në News 24, Balla tha se opozita si dhe qeveria duhet të vijnë me propozim për President.

"Ajo që më vjen keq është insistimi i PD për të mos dialoguar në këtë proces. Kemi pasur vetëm një qasje shkresore nga Alibeaj. Unë i them edhe sot këtu, që që nesër nga ora 8 e  mëngjesit deri kur të dojë Alibeaj, historikisht pavarësisht rezultatit përfundimtar, gjithmonë nga 2002 e këtij kur ka pasur një proces negociatash, palët janë ulur dhe asnjëra nuk ka vënë kushte.

Po e them këtu që ne nuk pranojmë një propozim të ardhur nga PD dhe Alibeaj që të hyjmë një proces ku PD të propozon katër kandidatura, ne për të zgjedhur kemi dy dhe nga këto dy pastaj biem dakord për një. Ky proces jam dakord ta zhvillojmë për kandidaturën që ta zgjedhim për avokatin e popullit. Ky është vendimi që kemi marrë. President konsensual është që opozita të vijë me propozim, por edhe ne të kemi të drejtë të propozojmë”, tha Balla.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll