Sport

FOTOT/ Pas shërimit nga Covid-19, Thomas Strakosha u çon prindërve në Athinë të dashurën modele: Zemra ime u kyç!

29 Nëntor 2020, 18:09 Nga DOSJA

ATHINE – Pas shërimit nga Covid19, portieri Thomas Strakosha me rikthimin në fushën e lojës pas gati një muaji mungesë, shfaqet me ndryshime të rëndësishme në jetën e tij personale. Kështu në udhtëimin e tij të funit drejt Athinës ku jetojnë prindërit e tij dhe vëllai Dimitris ai ka prezantuar edhe të dashurën zyrtrisht.

Thomas ka postuar në “Instagram” një foto me të dashurën, shoqëruar me statusin “Zemra ime u kyç!”, duke ua prerë rrugën të gjitha atyre vajzave që mund ta ngacmojnë apo t’i shkruajnë mesazhe private futbollistit simpatik.

Esther Adjoa Asiedu është modelja që i ka rrëmbyer zemrën gardianit të Kombëtares, Thomas Strakosha. Çifti kaloi së bashku pushimet në një nga ishujt grekë, ndërkohë që ka qenë vetë portieri i , i cili nëpërmjet një postimi në “Instastory” zbuloi lidhjen me modelen që bie në sy për kaçurrelat dhe format e bukura fizike.

Portieri e ka kaluar Covid-19 dhe pas testeve mjekësore të kryera i është bashkuar grupit. Strakosha i mungoi edhe Kombëtares në ndeshjet e nëntorit, ndërkohë që sa i takon karrierës, klasifikohet si portieri i 3-të më i mirë në Europë.


“Babai i tij, Foto, do të jetë shumë krenar. Çdo ditë që po kalon, djali i tij Thomas bëhet më i zoti dhe më i mirë. Siguria që jep portieri i Kombëtares Shqiptare në katërkëndësh është mahnitëse. Edhe pse 25 vjeç, Thomas duket se ka arritur madhështinë dhe nivelin e babait të tij. Diçka të tillë e tregojnë edhe statistikat që në futboll janë shumë kokëforta dhe rrallë gabojnë,”- komentojnë mediat.


 
Kuqeziu ka arritur të neutralizojë 77.88% të goditjeve të shkuara drejt portës së tij. Vetëm portieri i Liverpool, Alison Becker, dhe ai i Reims, Rajkoviç, kanë bërë më mirë se ai.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport tomas strakosha tomas strakosha

Sondazh

Poll

Sport 29 Nëntor 2020, 08:50

Superiorja me ritëm maksimal

TIRANE – Nuk ka pushim më për futbollin shqiptar i gjithë kalendari me marshin më të lartë. Këtë të diel zhvillohet java e pestë ku ka përballje mjaft int...

Sport 29 Nëntor 2020, 08:38

Tajson rikthehet në ring pas 15 vitesh

AMERIKE – Pas 15 vitesh Majk Tajson rikthehet sërish në ring për të boksuar. Në një ndeshje bamirësie që u zhvillua në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara, Ma...