Sport

Alban Bushi fiton luftën me Covid-19, tamponi rezulton negativ

29 Nëntor 2020, 17:03 Nga DOSJA
Alban Bushi fiton luftën me Covid-19, tamponi rezulton negativ

TIRANE – Trajneri i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, më së fundi ka fituar betejën me virusin Covid-19. Pasditen e sotme, ai ka marrë përgjigjen, ku pas testimit të radhës tamponi i tij ka rezultuar negativ, duke treguar se infektimi i tij me koronavirus, tashmë i përket një të kaluare që vetëm do të tregohet.

Trajneri Alban Bushi rezultoi i infektuar me Covid-19, në prag të ndeshjes ndaj Kosovës U-21, çka e pengoi atë të drejtonte përfaqësuesen U-21 për eliminatoret e Europianit dhe për disa ditë u vet-karantinua. Ai u zëvendësua në këtë ndeshje, por edhe në atë ndaj Anglisë në ishull, nga trajneri Xhemal Mustedanagiç.

 

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban bushi covid-19 ndeshja ndaj anglise ndeshja ndaj kosoves trajneri i u-21 xhemal mustedanagic alban bushi covid-19 ndeshja ndaj anglise ndeshja ndaj kosoves trajneri i u-21 xhemal mustedanagic

Sondazh

Poll

Sport 29 Nëntor 2020, 08:50

Superiorja me ritëm maksimal

TIRANE – Nuk ka pushim më për futbollin shqiptar i gjithë kalendari me marshin më të lartë. Këtë të diel zhvillohet java e pestë ku ka përballje mjaft int...

Sport 29 Nëntor 2020, 08:38

Tajson rikthehet në ring pas 15 vitesh

AMERIKE – Pas 15 vitesh Majk Tajson rikthehet sërish në ring për të boksuar. Në një ndeshje bamirësie që u zhvillua në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara, Ma...