Sport

“Maradonën e varrosën pa zemër”/ Detaji shokues nga ceremonia mortore, pse u la jashtë organi i legjendës

29 Nëntor 2020, 13:09 Nga DOSJA
“Maradonën e varrosën pa zemër”/ Detaji shokues nga

ARGJENTINE – Lajme të shumta rreth ndarjes nga jeta të Maradonës vazhdojnë edhe pas varrimit të tij. Sipas gazetës së famshme argjentinase “Clarin” futbollisti Diego Maradona u varros pa zemër.

Në shkrimin e saj, shkruhet se gjatë autopsisë, mjekët vunë re se zemra e tij ishte më e madhe nga sa duhej të ishte, kështu që ata hoqën organin në marrëveshje me familjen, në mënyrë që të bënin ekzaminime shtesë rreth shkaqet që e cuan në humbjen e jetës

“Zemra e Diegos u mor dhe u ruajt për të bërë ekzaminime të hollësishme, sepse doli të ishte dy herë më e madhe se zakonisht”, shkruan gazeta argjentinase, duke cituar burime pranë hetimit.

Kujtojmë, pesë patologë përcaktuan se ishte insuficiencë kardiake ajo që i shkaktoi vdekjen Maradonës pasi problem në zemër e çoi në edemë akute të mushkërive, e cila më pas shkaktoi një rezultat fatal. Sidoqoftë, në atë kohë nuk u njoftua se gjatë autopsisë, ata vendosën që zemra e Maradonës ishte jashtë përmasave normale.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentine maradona varrimi zemra argjentine maradona varrimi zemra

Sondazh

Poll

Sport 29 Nëntor 2020, 08:50

Superiorja me ritëm maksimal

TIRANE – Nuk ka pushim më për futbollin shqiptar i gjithë kalendari me marshin më të lartë. Këtë të diel zhvillohet java e pestë ku ka përballje mjaft int...

Sport 29 Nëntor 2020, 08:38

Tajson rikthehet në ring pas 15 vitesh

AMERIKE – Pas 15 vitesh Majk Tajson rikthehet sërish në ring për të boksuar. Në një ndeshje bamirësie që u zhvillua në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara, Ma...