Sport

Në momentin kur po rifitonte formën, Eden Hazard dëmtohet sërish, vetëm 28 minuta zgjat ndeshja ndaj Alaves

28 Nëntor 2020, 21:56 Nga DOSJA
Në momentin kur po rifitonte formën, Eden Hazard dëmtohet

SPANJË– Aventura e Eden Hazard te Reali i Madridit po rezulton vërtetë e pafat, pasi dëmtimet e vazhdueshme e kanë lënë më tepër në infermieri sesa në fushë dhe kjo shpjegohet edhe me numrin e paktë të ndeshjeve që ka luajtur me fanellën e “Los Blancos”.

Sezonin e shkuar numëroi vetëm 16 paraqitje në total, nga ku mundi të shënojë vetëm një gol. Ndërkohë në këtë sezon të ri u rikthye me gol, por fati i keq e përndoqi sërish. Nga infektimi me Covid-19 e deri te lëndimi i radhës në ndeshjen e sotme.

Hazard detyrohet të lërë fushën e lojës në takimin kundër Alaves vetëm pas 28 minutash, pasi ndjeu një shqetësim muskulor në këmbën e djathtë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hazard real madrid hazard real madrid

Sondazh

Poll