Sport

Trajneri i “Axurrëve” Roberto Mancini, një mesazh për shqiptarët

29 Nëntor 2020, 09:05 Nga DOSJA
Trajneri i “Axurrëve” Roberto Mancini, një mesazh për

TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi do të jetë përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luixhi Febrari.

Gjatë ditëve të fundit përmes video-mesazheve këtë iniciativë e kanë përshëndetur dhe vlerësuar shumë emra të njohur të trajningut italian. Mesazhi i radhës ka ardhur nga trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mançini, i cili në karrierën e tij ka drejtuar klube të njohura evropiane si Fiorentina, Lacio, FC Inter, Mançester Siti, Gallatasaraj dhe Zenit Shën Petersburg.

“Kjo video është për të nxitur djemtë shqiptarë që bëhen gati për të nisur kursin e përgatitësit atletik. Unë besoj se përgatitësi atletik sot është një figurë mjaft e rëndësishme për skuadrat e futbollit, sepse duke pasur shumë lojtarë në dispozicion ndonjëherë duhen më shumë se një përgatitës atletik për skuadër.
Në fakt, ne në kombëtaren e Italisë kemi 2-3 apo me raste edhe 4 përgatitës, pra janë shumë të rëndësishëm për trajnerin, janë shumë të rëndësishëm për skuadrën. Të kesh ndihmën e përgatitësit atletik është diçka thelbësore, sepse përgatitësi arrin të kuptojë situatat dhe momentet ku duhet të punohet më shumë, ku duhet të punohet më pak, ku mund të ndihmohet trajneri.

Kështu që djem shqiptarë, ju sugjeroj ta frekuentoni kursin, sepse sigurisht që do t’ju ndihmojë të përmirësoheni, do t’ju shërbejë për të ndihmuar trajnerin tuaj dhe sigurisht do t’ju përmirësojë. Sepse frekuentimi i kurseve kaq të rëndësishme është një ndihmë e madhe për të ardhmen tuaj dhe për punën tuaj. Përqafime nga Roberto Mançinit dhe mirupafshim!”, – thotë Mançini në mesazhin e tij.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 29 Nëntor 2020, 08:50

Superiorja me ritëm maksimal

TIRANE – Nuk ka pushim më për futbollin shqiptar i gjithë kalendari me marshin më të lartë. Këtë të diel zhvillohet java e pestë ku ka përballje mjaft int...

Sport 29 Nëntor 2020, 08:38

Tajson rikthehet në ring pas 15 vitesh

AMERIKE – Pas 15 vitesh Majk Tajson rikthehet sërish në ring për të boksuar. Në një ndeshje bamirësie që u zhvillua në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara, Ma...