Sport

Aksident i frikshëm në Formula 1, makina e Roman Groszhan mbulohet nga flakët

29 Nëntor 2020, 17:01 Nga DOSJA
Aksident i frikshëm në Formula 1, makina e Roman Groszhan mbulohet nga

BAHREIN – Roman Groszhan është përfshirë në një aksident të frikshëm të dielën në garën e Grand Prix të Bahreinit në Formula 1. Piloti francez u përfshi në një përplasje të tmerrshme dhe më pas mjeti i tij shpërtheu në flakë, duke shkaktuar ndërprerjen e garës.

Në xhiron e parë, Roman Groszha doli nga pista, pas disa kontakteve me Danil Kjat dhe makina e tij Haas, shpërtheu në flakë nga goditja, duke u përgjysmuar. Shoferi francez doli për mrekulli nga flakët pas disa sekondash dhe menjëherë mori shërbimet e urgjencës në anën e pistës.

Mësohet se ai ka pësuar djegie të lehta në duar dhe në kavilje, ndërkohë që është dërguar në spital, për t’i paraprirë çdo lloj përkeqësimi të gjendjes së tij shëndetësore. “Ai është mirë, kishte djegie të lehta në duar dhe kavilje”,- tha për “Sky Sports” ekipi amerikan. “Pa dyshim i tronditur dhe duke kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, pas një aksidenti si ky. Ai është i vetëdijshëm”,- kanë shtuar ata, ndërkohë që pamjet e aksidentit janë duke bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fprmula 1 grand prix bahrein makina haas piloti frnacez roman groszhan fprmula 1 grand prix bahrein makina haas piloti frnacez roman groszhan

Sondazh

Poll

Sport 29 Nëntor 2020, 08:50

Superiorja me ritëm maksimal

TIRANE – Nuk ka pushim më për futbollin shqiptar i gjithë kalendari me marshin më të lartë. Këtë të diel zhvillohet java e pestë ku ka përballje mjaft int...

Sport 29 Nëntor 2020, 08:38

Tajson rikthehet në ring pas 15 vitesh

AMERIKE – Pas 15 vitesh Majk Tajson rikthehet sërish në ring për të boksuar. Në një ndeshje bamirësie që u zhvillua në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara, Ma...