Sport

Superiorja me ritëm maksimal

29 Nëntor 2020, 08:50 Nga DOSJA
Superiorja me ritëm maksimal

TIRANE – Nuk ka pushim më për futbollin shqiptar i gjithë kalendari me marshin më të lartë. Këtë të diel zhvillohet java e pestë ku ka përballje mjaft interesane dhe ajo që është më interesante për t’u ndjekur është fakti se një pjesë e mirë e ekipeve pretendente janë ende në rikuperim të të dëmtuarëve apo gjëndjes psikologjike nga rezultatet e mesjavës.

Tre ndeshje luhen prej orës 13:45 dhe në fushë zbresin kampionët në fuqi të Tiranës, që luajnë në Kamëz kundër Kastriotit që ka surprizuar në javët e para dhe renditet në vendin e dytë në kampionat.

Sfidë po ashtu interesante luhet në Ballsh, ku vendasit që nuk e kanë provuar shijen e fitores presin Teutën e mbërthyer pas barazimeve në shtëpi. Sot Laçi ka mundësinë të provojë shijen e fitores, me Stavri Nicën në krye, kundër Apolonisë.

Më pas vijnë ndeshjet e orës 16:45 dhe vëmendjen e merr një tjetër derbi i veriut. Vllaznia-Kukësi është një ndeshje për t’u parë, duke pasur parasysh që shkodranët kanë një ecuri fantastike në këtë fillim sezoni.

Kukësi u çlirua në mesjavë, pas fitores me Laçin dhe do kërkojë të marrë sërish pikë. Ndeshje tjetër që luhet sot është ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut që pikët e vetme i ka marrë në ndeshjet jashtë. Të kuqtë shikohen si favoritë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 29 Nëntor 2020, 08:38

Tajson rikthehet në ring pas 15 vitesh

AMERIKE – Pas 15 vitesh Majk Tajson rikthehet sërish në ring për të boksuar. Në një ndeshje bamirësie që u zhvillua në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara, Ma...