Aktualitet

Vodhi naftë dhe një bateri gjeneratori, prangoset 27-vjeçari nga Bulqiza, në kërkim bashkëpunëtori i tij

29 Nëntor 2020, 11:22 Nga DOSJA
Vodhi naftë dhe një bateri gjeneratori, prangoset 27-vjeçari

BULQIZË– Një 27-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër të ri, i cili është shpallur në kërkim kanë kryer një grabitje. Loraldo Lika akuzohet se ka vjedhur rreth 50 kg lëndë djegëse (naftë), dhe një bateri gjeneratori.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë

Bie në prangat e policisë një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për Vjedhje. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

– L. L., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër (në kërkim), pranë antenave të kompanive celulare në Fushë-Bulqizë, kanë vjedhur rreth 50 kg lëndë djegëse (naftë), dhe një bateri gjeneratori.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize loraldo lika bulqize loraldo lika

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2020, 09:42

DURRËS– Vazhdojnë kërkimet për trupin e Silvi Priftit, 32-vjeçari që është raportuar i zhdukur prej 24 orësh pasi shkoi më shokët për të peshkuar me...