Aktualitet

Përplasja me armë në Elbasan, Gjykata lë në burg ‘Vis Korçarin’ dhe 2 të tjerët! Migert Qosja ende në arrat

29 Nëntor 2020, 10:33 Nga DOSJA
Përplasja me armë në Elbasan, Gjykata lë në burg

ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre protagonistët e sherrit me armë në Elbasan.

Para togave të zeza ditën e sotme ka dalë 28-vjeçari Ervis Çausholli, i njohur ndryshe si “Vis Korçari”, së bashku me dy të prangosurit e tjerë. Bëhet fjalë për Feliks File dhe Ersi Cekani, të cilët u përplasën me armë zjarri pranë stadiumit të Elbasanit, ku i plagosur në shpatull përfundoi 28-vjeçari.

Ndërkohë që në kërkim nga Policia e Elbasanit është edhe 25 vjeçari Migert Qosja, i cili ka qëlluar mbi 28-vjeçarin. Ndërsa Filaj dhe Çekani, akuzohen si persona që kanë penguar zbardhje e krimit.

Përplasja e ndodhur pak ditë më parë në Elbasan, ende nuk ka asnjë arsye të njoftuar zyrtarisht nga Policia, por dyshohet për përplasje mes grupeve rivale në qytet. Megjithatë ky version nuk është i konfirmuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan plagoset ervis çausholli elbasan plagoset ervis çausholli

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2020, 09:42

DURRËS– Vazhdojnë kërkimet për trupin e Silvi Priftit, 32-vjeçari që është raportuar i zhdukur prej 24 orësh pasi shkoi më shokët për të peshkuar me...