Aktualitet

4 persona të arrestuar në Tiranë, 2 prej tyre për sherr me mjete të rënda, të tjerët për shkelje vendimi të gjykatës

29 Nëntor 2020, 09:38 Nga DOSJA
4 persona të arrestuar në Tiranë, 2 prej tyre për sherr me

TIRANË- Policia ka bërë me dije se kanë arrestuar 4 persona ditën e sotme në Tiranë. Dy persona janë arrestuar në flagrancë në rrugën Qamil Guranjaku pasi kanë guditur njëri-tjetrin me sende të forta. Të arrestuar janë T.K 25 vjeç dhe A.R 27 vjeç.

Një person tjetër më iniciale B.K 32 vjeç është arrestuar pasi ka shkelur vendimin e gjykatës dhe ka ushtruar dhunë psikologjike nënës së tij. I arrestuari i fundit është F.M 44 vjeç pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.

Njoftimi i Policisë:      

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve T.K., 25 vjeç dhe A.R., 27 vjeç, pasi në rrugën “Qamil Guranjaku”, gjatë një konflikti, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.K., 32 vjeç, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës e cila e kishte pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtje dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 44 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.01 mg/l”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll