Aktualitet

Shkelen rregullat anti-COVID! Organizoi ceremoni mortore, gjobiten me 1.000.000 lekë 4 pronarë lokali në Durrës e Krujë

29 Nëntor 2020, 09:45 Nga DOSJA
Shkelen rregullat anti-COVID! Organizoi ceremoni mortore, gjobiten me 1.000.000

DURRËS- Policia ka vijuar me aksionin për respektimin e masave të ndërmarra anti-COVID, duke gjobitur 4 lokale që kanë shkelur rregullat. Bizneset janë gjobitur me 1 milionë lekë pasi kishin organizuar ceremoni mortore, festime me rastin e festave, si dhe njëri prej tyre është konstatuar i hapur pas orarit të lejuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë, 2 subjekte në Krujë dhe 2 në Durrës, pasi u konstatuan në kundërshtim me Aktin Normativ.

Stukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë gjatë 24 orëve të fundit, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secilin, 2 subjekte në Krujë:

•Subjektin në pronësi të shtetasit S. RR., në fshatin Larushk, Krujë dhe subjektin në pronësi të shtetasit A. F., në Arrmeras, Krujë, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore.

Gjithashtu në Durrës, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 subjekte:

•Subjekti në pronësi të shtetasit K. P., i cili gjatë kontrollit u konstatua i hapur, jashtë orarit të përcaktuar për mbylljen e subjekteve.

•Në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, subjekti me menaxher shtetasin M. K., i cili me rastin e festave kishte organizuar një event, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat në këtë subjekt, për të bërë të mundur identifikimin e personave pjesëmarrës në këtë event, të cilët do të ndëshkohen me masë administative për thyerjen e masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres policia e shtetit durres policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2020, 09:42

DURRËS– Vazhdojnë kërkimet për trupin e Silvi Priftit, 32-vjeçari që është raportuar i zhdukur prej 24 orësh pasi shkoi më shokët për të peshkuar me...