Aktualitet

29 Nëntor 2020, 09:42 Nga DOSJA

DURRËS– Vazhdojnë kërkimet për trupin e Silvi Priftit, 32-vjeçari që është raportuar i zhdukur prej 24 orësh pasi shkoi më shokët për të peshkuar me pushkë deti. Sipas familjarëve, i riu dinte mirë not pasi vinte nga një familje peshkatarësh, pasi edhe i ati dhe xhaxhai i tij, ushtronin profesionin e peshkatarit.

Në një intervistë për AbcNews, xhaxhai i tij Petrit Prifti i ka bërë apel të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama duke shtuar se i riu vinte nga një familje e varfër dhe me probleme. Më pas xhaxhai i la në mes intervistën e tij, për shkak të lotëve.

I bëj thirrje Edi Ramës, nipi i shokut të babit të Edi Ramës është në det. bëj të pamundurën që të gjesh trupin. Ka vonesa dhe shumë zvarritje. Nuk kanë arsdhur në kohë, në 5:30 na premtuan se do të nisnin kërkimet por ende asgjë. Edhe dje kishte kërkime por ishte e pamundur prej natës. Ne e dimë sesi rrimë në këmbë. Ka dy prindër të varfër, nuk mundem më. Deti është aq sa i bukur dhe aq më i vështirë. Unë kam gjetur njerëz vetë”-u shpreh ai. 

Ndërkohë që forcat e policisë, polumbarët dhe Forcat Detare janë duke kërkuar në vikën Currila-Kallm për të gjetur të riun nga Kavaja me banim në Durrës.

LAJMI KRYESOR: Doli me shokët për të gjuajtur oktapodë, por nuk u kthye më! Zhduket 32-vjeçari tek Currilat, polumbarët nisin kërkimin, miku i të riut: Shpresojmë të jetë ende gjallë!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet petrit prifti stivi prifti zhduket stivi prifti petrit prifti stivi prifti zhduket stivi prifti

Sondazh

Poll