Aktualitet

Yuri Kim uron ditën e Çlirimit me vargjet e Naim Frashërit: O atdhe! Më i dashur sa më s’ka…

29 Nëntor 2020, 10:21 Nga DOSJA
Yuri Kim uron ditën e Çlirimit me vargjet e Naim Frashërit: O

TIRANË-Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka uruar Shqipërinë për Ditën e Çlirimit me disa vargje nga poeti Naim Frashëri. Në një status që ka bërë në Twitter, ambasadorja i ka cilësuar këto vargje si frymëzuese dhe Naim Frashërin si një poet të madh.

Statusi i Ambasadës Amerikane: 

Me këto vargje frymëzuese nga poeti i madh Naim Frashëri, ne nderojmë Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!

O atdhe! Më i dashur sa më s’ka

Më je nënë, më je motër, më je vlla.

Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,

Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhè

With these inspirational lines from the great poet Naim Frasheri, we mark #Albania‘s National Liberation Day! | Me këto vargje frymëzuese nga poeti i madh Naim Frashëri, ne nderojmë Ditën e Çlirimit të Shqipërisë! ???? pic.twitter.com/0VM5CGkMJh

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) November 29, 2020

Sot në 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, presidenti ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrat e qeverisë kanë zhvilluar homazhe në varrezat e Dëshmorëve. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga forcat fashiste.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 29 nentor 2020 yuri kim 29 nentor 2020 yuri kim

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2020, 09:42

DURRËS– Vazhdojnë kërkimet për trupin e Silvi Priftit, 32-vjeçari që është raportuar i zhdukur prej 24 orësh pasi shkoi më shokët për të peshkuar me...