Vrasja e Ridvan Ramazanit/ Policia jep detaje: Kapet 1 nga autorët! Mes 3 të arrestuarve edhe një grua
29 Nëntor 2020, 08:32Nga DOSJA
SHKODËR– Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e 46-vjeçarit Ridvan Ramazanit/Hysenit. Deti më tani 3 persona janë arrestuar 3 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim. Një prej të arrestuarve është 25-vjeçari Milkjor Gjoka, lindur dhe banues në fshatin Dajç, i cili akusohet për bashkëpunim në krim. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasje Hydajet dhe Duel bashkë me vëllezërit Mehmedaj. Po ashtu për moskallzim krimi janë prangosur edhe dy persona të tjerë, një prej tyre një grua 49-vjeçare me iniciale M.G. Kjo e fundit bashkë me 49-vjeçarin me iniciale B. M., kanë qënë prezent kur ka ndodhur ngjarja por nuk kanë kallëzuar se çfarë ka ndodhur.
NJOFTIMI I PLOTË:
Shkodër
Vijojnë pandërprerë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 46-vjeçari R. H.
Vihet në pranga 1 nga autorët, shpallen në kërkim 2 autorët e tjerë, si dhe vihen në pranga edhe 2 shtetas, për moskallzim krimi.
Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, indetifikimi i autorëve dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent.
Kontrolle intensive nga strukturat e DVP Shkodër, FNSH Shkodër e Forcat Speciale Renea, për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Në kuadër të kontrolleve, gjatë orëve të mbrëmjes, nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Milkjor Gjoka, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.
Si dhe u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e dy vëllezërve Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç, banues në Mushan, Shkodër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë varë me armë zjarri në mjetin e tij, shtetasin R. H., 46 vjeç, pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes.
Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, dy krehëra me fishekë pistolete, gëzhoja të armës automatike, automjetin e viktimës dhe prova të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.
Po në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, i shtetasve B. M. 49 vjeç, banues në fshatin Mushan, Dajç, Shkodër dhe M. G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Suka-Dajç, Shkodër, të cilët kanë qënë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente per krimin e ndodhur.
Ndërkohë Policia vijon punën. Dy vëllezërit, Hydajet dhe Duel Mehmedajjanë në kërkim, por është prangosur një prej bashkëpunëtorëve, 25-vjeçari Milkjor Gjoka. Ky i fundit dyshohet se ka bashkëpunuar me dy vëllezërit për të eliminuar Ramadanin. Policia kërkon nga të afërmit që të negociojnë për vetëdorëzimin e dy vëllezërve.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.(k./m/dosja.al)1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gje...
TIRANË– Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është ndoshta personazhi, të cilit i janë dedikuar më shumë statuja nga artistët në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Më...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, në vend ...
TIRANË– Dita e sotme shënon 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit. Për shkak të pandemisë, janë zhvilluar homazhe vetëm tek , ku polit...
SHKODËR– Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e Ridvan Hysenit, dje në Shkodër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 46-vjeçari u qëllua për...
TIRANË– Policia e Shtetit krahas me luftën kundër krimit duhet të mbajë rregull dhe të sigurohet se qytetarët mbajnë maskat për të frenuar përhapjen ...
TIRANË-Të gjithë ata që janë duhanpirës kanë frikë se mos janë më të ekspozuar ndaj virusit mirëpo mjekja Entela Kolovani, e ftuar në emisionin “Kjo javë” ...
TIRANË– Një grua 60 vjecare ka rënë pre e grabitjes në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur sipas në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë dhe sipas burimeve, gra...
KOSOVË– Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit në Shqipëri, Biblioteka Kombëtare e Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuq e zi.Pamja mahnitëse e ...