Aktualitet

Doli me shokët për të gjuajtur oktapodë, por nuk u kthye më! Zhduket 32-vjeçari tek Currilat, polumbarët nisin kërkimin,

29 Nëntor 2020, 08:19 Nga DOSJA
Doli me shokët për të gjuajtur oktapodë, por nuk u kthye

DURRËS– Një 32-vjeçar është zhdukur, pasi ditën e djeshme u largua nga banesa e tij për të peshkuar me pushkë deti në zonën e Currilave. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Stivi Prifti nuk është kthyer në banesë, pasi ka dalë nga shtëpia me veshjen e zhytësit për të peshkuar.

Sipas familjarëve, i riu i kishte njoftuar se do të shkonte me miqtë e tij për të gjuajtur oktapodë, por nuk u kthye më, duke shtuar dyshimet se është mbytur.

Xhaxhai i tij Petrit Prifti i ka bërë apel të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama duke shtuar se i riu vinte nga një familje e varfër dhe me probleme që të vendosë në lëvizje strukturat për të gjetur nipin e tij. Sipas të moshuarit nga ana e autoriteteteve kërkimore ka zvarritje të punës për krimin e të riut. Ndërsa miku i tij më i mirë në një intervistë për mediat tha se shpreson që mos të ketë humbur jetën.

Landi tregon, se duke qenë zhytës, kërkimi duhet bërë me zhytje dhe jo në sipërfaqe, kjo pasi sipas tij, ai duke qenë me pajisje mund të ketë ngecur diku nën ujë. Ndërkohë Policia e Shtetit ka njoftuar se forcat e policisë, polumbarët dhe Forcat Detare janë duke kërkuar në zonën Currila-Kallm për të gjetur të riun nga Kavaja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet stivi prifti zhduket stivi prifti stivi prifti zhduket stivi prifti

Sondazh

Poll