Aktualitet

Sot 76-vjetori i Çlirimit! 29 nëntori festohet larg, Rama s’i afrohet Metës, i lë pranë Ruçin. Kryeministri gabon me “

29 Nëntor 2020, 07:00 Nga DOSJA
Sot 76-vjetori i Çlirimit! 29 nëntori festohet larg, Rama s’i

TIRANË– Dita e sotme shënon 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit. Për shkak të pandemisë, janë zhvilluar homazhe vetëm tek , ku politikanët u shfaqën me maska dhe duke respektuar masat anti-COVID. Megjithatë as sot nuk pati asnjë shenjë afrimiteti mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, pasi të dy qëndruan larg njëri-tjetrit. Bashkë me ta në ceremoni morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ministret Olta Xhaçka e Elisa Spiropali. Pas tyre, nderimet i kreu edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit u shfaq sërish në publik pa maskë.

Pas homazheve, presidenti Meta në një prononcim për mediat është shpreh se nuk ka asnjë debat për datat e çlirimit, pasi për të është vetëm 29 nëntori. Ai shtoi se të gjithë shqiptarët duhet të marrin fatin e tyre në dorë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 76-vjetorin e Çlirimit me vargjet e Qemal Stafës, të cilat Rama i cilësonte si të mençura por gaboi. Por në fakt, vargjet janë recituar nga aktori Kastriot Çaushi në filmin “Qortimet e vjeshtës”, ku edhe luante rolin e Stafës. 

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.  Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.

Dje në 108-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, festa bëri bashkë në Vlorë presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe Kryeministrin Edi Rama, megjithatë asnjë prej tyre nuk tregoi shenja afrimi ndaj njëri-tjetri. Herët në mëngjes për ditën e Çlirimit ka uruar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.  Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.

Dje në 108-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, festa bëri bashkë në Vlorë presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe Kryeministrin Edi Rama, megjithatë asnjë prej tyre nuk tregoi shenja afrimi ndaj njëri-tjetri. Herët në mëngjes për ditën e Çlirimit ka uruar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 29 nentor 2020 edi rama 29 nentor 2020 edi rama

Sondazh

Poll