Aktualitet

HIJET e të SHKUARËS/ Bënë shoshë me AK-47 “të fortin” të Shkodrës, kush janë ‘KRYESORËT’ në vrasjen e Ridvan

29 Nëntor 2020, 06:52 Nga DOSJA
HIJET e të SHKUARËS/ Bënë shoshë me AK-47

SHKODËR– Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e Ridvan Hysenit, dje në Shkodër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 46-vjeçari u qëllua për vdekje nga vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj, të cilët pak më parë ishin konfliktuar me djalin e tij.

Mehmedajt konsiderohen si fis “i fortë” në zonën Shkodrës dhe janë nipat e Gëzim Mehmedajt, i cili në vitin 1992 vrau efektivin e RENEA-s, Arben Ujka. Të njëjtat burime bëjnë me dije se po kjo familje ka marrëdhënie të forta me atë të Ibrahim Licit, i cili është një prej të dyshuarve për vrasjen e vëllezërve, Astrit dhe Brahim Bilali.

Megjithatë vrasja e 46-vjeçarit, ashtu siç edhe raportoi Policia e Shtetit ka ardhur si pasojë e një sherri të çastit. Dy të dyshuarit kryesorë ishin përplasur me të birin e tij, ndërsa Hyseni kishte ndërhyrë për të shuar gjakrat por përfundoi pa jetë.

Deri më tani dy vëllezërit, Hydajet dhe Duel Mehmedaj janë në kërkim, ndërkohë që Policia ka prangosur një prej të dyshuarve, 25-vjeçarin Milkjor Gjoka. Ky i fundit dyshohet se ka bashkëpunuar me dy vëllezërit për të eliminuar Ramadanin. Ndërsa, 2 të prangosurit e tjerë akuzohen për moskallëzim krimit, njëri prej të cilëve është një punonjës karburanti, pranë të cilit ndodhi krimi, ndërsa tjetra është një grua. Të dy kanë parë gjithçka por kanë zgjedhur që të heshtin duke penguar zbardhjen e të vërtetës.

Pavarësisht se pika e karburantit ishte e pajisur me kamera sigurie, ato nuk funksiononin dhe nuk kanë arritur të regjistrojnë të gjithë skenën e krimit, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gjithashtu 30 gëzhoja kallashnikovi.

Ridvan Ramazani (Hyseni), ka qenë armik me një prej personave më të fortë në Shkodër. Bëhet fjalë për Admir Koçian, i njohur ndryshe si Mir Koçia. Ky i fundit u ekzekutua në mënyrë mafiozë në vitin 2012, duke shkuar me makinë në shtëpi Koçia ishte i dyshuar nga policia për vrasjen e Çim Cafit, Astrit Meshnunit si edhe disa krime të tjera të ngjashme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ridvan ramazani vrasje ne shkoder vritet ridvan ramazani ridvan ramazani vrasje ne shkoder vritet ridvan ramazani

Sondazh

Poll