Aktualitet

A janë më të mbrojtur ndaj Covid personat që pinë duhan? Mjekja: Duhanpirësit dhe alkoolistët e kanë më të vështirë

28 Nëntor 2020, 21:20 Nga DOSJA
A janë më të mbrojtur ndaj Covid personat që pinë

TIRANË-Të gjithë ata që janë duhanpirës kanë frikë se mos janë më të ekspozuar ndaj virusit mirëpo mjekja Entela Kolovani, e ftuar në emisionin “Kjo javë”  tha se nuk ka studime të mirëfillta për diçka të tillë.

Kolovani theksoi se duhanpirësit dhe alkoolistët e kanë më të vështirë që të kalojnë koronavirusin, sepse ata dëmtojnë mëlçinë dhe organe të tjera.

Nuk ka studime të mirëfillta për të tilla raste, thonë se fumatorët e kanë të vështirë që të kalojnë Covid. Edhe personat që përdorin alkool rrezikojnë, sepse dëmtojnë mëlçinë. Ka një dyndje masive për të marrë vitamina dhe për t’i përdorur gjatë pandemisë, sepse forcojnë imunitetin. Këto teori nuk hidhen poshtë, por as mund të mbivlerësohen. Nëse një person që nuk e ka lënë veten në mëshirë të fatit ose moshat e reja janë me imunitet normal. Imuno-depresioni duhet që të evidentohet. Duhet studiuar edhe subjektin ku sëmundja lulëzon. Ne pyesim pacientin se çfarë sëmundjesh ka, sepse nëse paraqet disa të dhëna, atëherë ne shohim se çfarë masash do marrim. Përdorimi i vitaminës D është diçka e mirë, por kemi mangësi të kësaj vitamine”, tha ajo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid duhanpiresit preken nga covid covid duhanpiresit preken nga covid

Sondazh

Poll