Aktualitet

FOTO-DETAJI/ Ministrja e Ramës uron me qeleshen e Ballit Kombëtar, si do “justifikohet” Anila Denaj para kryeministrit i c

28 Nëntor 2020, 17:10 Nga DOSJA
FOTO-DETAJI/ Ministrja e Ramës uron me qeleshen e Ballit Kombëtar, si

TIRANË– Me rastin e festës së flamurit nuk kanë munguar urimet nga personalitetet e shquara në vend si dhe jashtë saj. Mirëpo ajo që na tërhoqi vëmendjen, jo me urimin por me foton ishte Ministrja e Financave, Anila Denaj e cila pak ditë më parë sapo u shërua nga Covid.

Por kjo nuk është çështja: Ajo që ne duam të vëmë në dukje ose më mirë të pyesim është se: E kujt është qeleshja që ministrja ka postuar në profilin e saj të Facebook?

 

Përgjigjen sigurisht që e dimë: E Ballit Kombëtar. Diferenca mes kësaj qeleshje dhe plisti është se ky i fundit vjen si gjysëmsferë.

Si e shpjegon Ministrja e qeverisë këtë detaj i cili bie në kundërshtim me deklaratat e kryeministrit Rama i cili ka thënë në Kuvend që Partia Demokratike është pasardhëse e ballit Kombëtar, e madje është shprehur se ballistët janë “bishta lopate”, gjatë një replike me Artur Roshin në Kuvend. Unë me ty (i drejtohet Artur Roshit) nuk kam asgjë, ti je një ballist i lodhur. Edhe Mit’hat Frashëri nuk do të ishte ballist në 2020-tën. O Kujtim (Kujtim Gjuzit) o Kujte, boll tani, se je një bisht lopate, që je këtu, lopatën s’e ke ti, lopata është kurora e ëndërruar e monarkisë.

Si do justifikohet ministrja, që nuk zgjodhi dot qeleshen e duhur për të uruar?

Mbase ky postim nuk do të jetë më në profilin e Ministres në momentin kur të ketë kuptuar ‘gabimin’ por deri atëherë do jetë shumë vonë…

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila denaj qeleshe e ballit kombetar anila denaj qeleshe e ballit kombetar

Sondazh

Poll